
Modele të fustaneve ideal për mbrëmje!
Jo të gjithë fustanet që vishen gjatë ditës janë adekuat edhe për mbrëmje, madje ka të tillë të cilët duhet të vishen vetëm gjatë mbrëmjeve.
Luiseta ka përgatitur një listë të fustaneve të cilët janë në trend kohët e fundit, dhe preferohet t’i vishni gjatë kokteileve, eventeve, apo daljeve me shoqëri, gjithmon vetëm në mbrëmje! 😉
Këto fustane janë të punuar me dorë nga marka e famshme dhe e dedikuar vetëm në prodhimin e fustaneve dhe kostumeve cerimonial, Musani.


Kush është Musani?
Maison Musani është emblema e rrobaqepësisë që, sezon pas sezonit, krijon koleksionet e saj duke eksperimentuar me modën e fundit, dhe në të njëjtën kohë duke i qëndruar besnik traditës.
Një markë që dëshiron të adresojë një klientelë heterogjene, duke diversifikuar koleksionet.
Nga Couture në Le Damigelle, duke kaluar përmes Musani Curvy dhe Musani Uomo, fija e përbashkët është gjithmonë cilësia, për të goditur dhe emocionuar personin që e vesh.
100 vjet stil, hulumtim dhe hijeshi.
