fbpx
+355695188888 info@luiseta.com
Select Page

Kush është Luiseta?

“Thyej rregullat e modës dhe tregoji botës stilin tënd unik!

Bashkohu me Luiset-ën dhe dominoji Trend-et dhe Brend-et!”

Kjo është motoja e Luiset-ës!

Qëllimi i Luiset-ës është ti shërbejë komunitetit duke i ofruar një gamë të gjerë produktesh cilësore me çmime të arsyeshme.

Këtë ne e arrijnë duke importuar nga Italia marka prestigjoze, dhe duke ja sjellë gjithkujt që do ta shprehi stilin e veçantë pa folur as një fjalë.

“Dëshira jonë është ta lehtësojmë sa më shumë proçesin e “shopping-ut”, dhe për këtë arsye i dorëzojmë porositë në kohë rekord në adresë me postë falas në të gjithë Shqipërinë, dhe me 4 mënyra të ndryshme pagesash – përfshirë edhe Cash on Delivey.

Gjithashtu të gjithë proçesin ne e mbyllim brënda Luiset-ës, kjo do të thotë që nga momenti i mbërritjes së produktit në magazinën tonë, Luiseta e etiketon me kodet personal, e kombinon në stil të ndryshme nga këpuca deri te aksesorët, dhe të gjitha fotot realizohen në studion tonë profesionale. Në këtë mënyrë produktet e porositura nuk kanë as një ndryshim nga ai i fotos.

 

Por Luiseta nuk mjaftohet me kaq!  Tashmë Luiseta ka 3 vjet në tregun Shqipëtarë dhe atë internacional. Ky rrugëtim e ka profesionalizuar Luiset-ën, duke e bërë një nga website-t më novator dhe të besueshëm në Shqipëri.

“Kemi ndërtuar versionin e ri të Luiseta.com, dhe e kemi konceptuar si një pikë shitjeje ku reklamojmë veshjet, aksesorët dhe këpucët të disa prej markave më në zë si Trussardi, Versace, BluMarine, Pinko, Liu Jo dhe shumë marka të tjera nga ato më të shtrenjtat deri te ato më ekonomike, çka ofron çmim më të mirë për konsumatorët dhe shumëllojshmëri zgjedhjesh.

Vendosëm ta rikonceptojmë websit-in tonë Luiseta.com si platformë online për ta bërë më profesional dhe për të sjellë një risi në Shqipëri. Tashmë njerzit që kërkojnë marka prestigjoze i kanë një klikim larg, me çmime të favorshme për cilësinë dhe dizajnin që ofrojnë .”

– Thotë Gjergji Hysi, drejtor i përgjithshëm i Luiseta.com

“Ne kemi plane për t’u zhvilluar duke krijuar një klientelë besnike e cila e ndjen veten pjesë të Luiset-ës dhe që nuk do ti ndjeki rregullat e modës, por do të ketë një stil unik të krijuar individualisht. Për këtë arsye kujdesemi ti shërbejmë komunitetit tonë me korrektësi maksimale.”

– e mbyll fjalën e tij Gjergji Hysi

Që nga 15 Shtatori 2019, Luiseta.com është online me një website të ri, profesional dhe funksional në tërësinë e tij. Një Version që e fut Luiset-ën në garë me faqet më të mëdha botërore! Por Luiset-ën nuk e gjeni vetëm online.
Luiseta ka 4 butikë në Tiranë 3 në zemër të Bllokut, një për femra – Martizza Studio, për meshkuj – Baron MensWear, dhe një për fëmijë – VIP Junior, gjithashtu e gjeni dhe në qëndrën tregtare ETC në katin e tretë me emrin Sassofono.

Je gati të dominosh Trendet dhe Brendet? Luiseta.com është vetëm një klikim larg!

Share it if you like it!
× How can I help you?