Markat e tilla nuk është e lehtë t’i gjesh tek dyqani poshtë shtëpisë, apo tek qendra tregtare më e afërt. Kjo për faktin se strategjitë e tyre të shitjeve dhe shpërndarjes kanë rregulla strikte dhe funksionojnë nëpërmjet standardeve ndërkombëtare që duhen përmbushur. Dhe kështu është e drejtë të jetë për kompani të kësaj madhësie dhe me vlera të tilla marke.
Por fatmirësisht, jemi në kohën kur teknologjia mund të bëjë të mundur pothuajse gjithçka që mund të na shfaqet si nevojë apo kërkesë.
Në këtë rast, kompania e cila prej vitesh importonte në Shqipëri nga Italia dhe tregtonte në dyqanet e saj, nëpërmjet kontratave ekskluzive, markat si Versace, Trussardi, Sassofono, Prada, Maria Gracia Severi, Luiseta etj vendosi të bënte një hap të rëndësishëm.