fbpx
+355695188888 info@luiseta.com
Select Page

Martizza Vivier, këpucët që po dashurohen të gjitha femrat!

Ka shumë mundësi që edhe ju ta njihni markën Martizza dhe modelin që po dashurohen të gjitha femrat Martizza Vivier.

Nëse nuk e njihni, kam lajme shumë të mira për ju. Këpuca Martizza Vivier nuk është vetëm një model i adhurueshëm, por edhe e rehatshme, e prodhuar në mënyrë etike, vjen në të gjitha ngjyrat që mund të imagjinoni.

Ky model është kaq i dashur sa ka qenë në listën e pritjes nga shumë klient për një kohë të gjatë.

Gratë anë-e-mbanë kanë rënë kokë e këmbë në dashuri me takën kaq komode dhe me pamjen lluksoze të këtij modeli.

Është kombinimi i përsosur për uniformën tuaj të punës nëse punoni në një zyrë ku të gjithë mbajnë kostume ose në një ambjent më të thjeshtë.

Ky model është zgjedhja perfekte për të qënë komode gjatë gjithë ditës.

Këpuca Martizza Vivier vjen me dy modele, një lëkurë, dhe tjetri saten i mëndafshtë, të dy modelet kanë një larmi ngjyrash.

Një nga veçantitë e këtij modeli është çmimi relativisht i ulët. Këpucë të këtij kalibri shiten me pakicë për më shumë se 300 Euro, por falë përkushtimit të markës Martizza për transparencë radikale, duke krijuar artikuj që prodhohen me etikë dhe për një audiencë më të gjerë, është relativisht më e lirë.

Këpucën Martizza Vivier e bëni tuajën duke filluar nga 39 Euro.

Çmim më të lartë ka modeli Martizza Vivier Silk Sateen, që shitet për 89 Euro dhe ka një pamje shumë lluksoze.

Nëse ju po kërkoni një take që mund të ecni gjatë gjithë ditës pa lodhje, kërkimit tuaj i erdhi fundi.

Dizajni i frymëzuar nga dizajneri Francez Roger Vivier, përbëhet nga një pjesë e përparme me majë e dekoruar me një togëz me gurë Swarovski, dhe një takë komode katrore 6 cm të lartë.

Togëza me gurë Swarovski i jep një pamje tepër lluksoze këtij modeli kaq të bukur.

Te modelet e lëkurës keni mundësi të zgjidhni ngjyrën: e Zezë, të Bardhë, të Kuqe, dhe Bojëqielli.

Nëse ju jeni të dashuruara pas një pamjeje më lluksoze,

dhe cila prej nesh nuk është, atëherë duhet ti hidhni një sy modelit që vjen ne Saten të Mëndafshtë i cili vjen në 6 ngjyra:

Saten i Argjënd, Saten i Kuq, Saten i Zi, Saten Nude, Saten Vishnje, dhe Saten Blu.

Këto modele fantastike tani mund ti blini online te Luiseta.com dhe përfitoni transportin falas në të gjithë Shqipërinë.

Ose në dyqanet fizik në Tiranë Martizza Studio te blloku pranë kryqëzimit të bankës Credins, dhe te Galeria ETC dyqani Sassofono në katin e 3-të dhe bëji qefin vetes. Sapo t’i provoni këto vogëlushe, do të dashuroheni përgjithmonë.

Na ndiqni në rrjetet tona Sociale!

Share it if you like it!
× How can I help you?